Vdes një person në objektin e Komunës së Prishtinës

Një person ka vdekur në objektin e komunës së Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet.

“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën UÇK në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e Komunës. Me të arritë në vend ngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.