Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, ka bërë me dije se në rajonin e Ferizajt gjatë ditës së djeshme janë raportuar dy aksidente komunikacioni.
Aksidenti i parë raportohet të ketë ndodhur në fshatin Komogllavë të Ferizajt, në orën 18:40.
“Është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti nga pakujdesia gjatë vozitjes së automjetit e godet personin mashkull i cili ishte me motoçikletë. Ne vendin e ngjarjes nga mjeket e ndihmës se parë është konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Ndërkaq, me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Aksidenti tjetër raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, në orën 12:10.
“Vozitësi mashkull me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull i moshës së mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thotë Policia, duke mos treguar për gjendjen shëndetësore të të aksidentuarit.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./Mesazhi/