Vdes një person në aksident trafiku në Komoran

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Komora, ku për pasojë ka vdekur një person.

Mëngjesin e sotëm ka vdekur një person në një aksident trafiku në Komoran.

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, ka bërë të ditur për lajmi.net, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10 të mëngjesit të sotëm, ku një veturë ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike.

Kelani ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Rreth orës 08:10 Policia e Kosovës ka pranuar informatën për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën Komoran – Prishtinë. Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vendngjarje, ku kanë vërejtur se një veturë dyshohet se ka dalë nga rruga dhe është ndeshur me një shtyllë elektrike. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e emergjencës dhe zjarrfikësit, si dhe është informuar KEDS-i për ndërprerjen e energjisë elektrike, përderisa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi”, ka treguar Kelani për lajmi.net.

Ai po ashtu shtoi se në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të cilat po merren me rastin.