Ballina Lajmet Kosovë Vdes një grua në një aksident komunikacioni në Ferizaj

Vdes një grua në një aksident komunikacioni në Ferizaj

Një grua ka humbur jetën në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Sojevë të Ferizajt rreth orës 17:00.

Qytetarja që ka humbur jetën ishte pasagjere në veturën e cila u përplas me një kamion transportues.

Sipas Policisë së Kosovës në këtë aksident lëndime ka pësuar edhe drejtuesi i veturës.

“Me datën 26.04.2024 rreth orës 17:00 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, konkretisht në fshatin Sojevë të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një kamion transportues dhe një veturë me targa vendore. Për pasoj e këtij aksidenti një person e gjinisë femër e moshës madhore, e cila ishte pasagjere në veturë ka humbur jetën, vdekja e saj është konfirmuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes. Ndërsa lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Exit mobile version