Ballina Lajmet Kosovë Vdes një foshnje në QKUK, intervistohen disa persona

Vdes një foshnje në QKUK, intervistohen disa persona

Një foshnje e porsalindur ka vdekur të hënën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Rasti po hetohet nga Policia e Kosovës, që ka bërë të ditur se për këtë janë intervistuar disa persona.

Trupi i pajetë i foshnjës është tërhequr nga zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore për obduksion (IML).

“Është raportuar se ka ndërruar jetë një foshnje. Lidhur me rastin njësitë përkatëse policore kanë intervistuar disa persona, ndërsa nga zyrtarët e IML-së është tërhequr trupi i pajetë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Exit mobile version