Vdes një 47-vjeçar në Prishtinë, ra nga një objekt në lagjen “Dardania”

Një 47-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta sonte, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Viktima ra nga lartësia e një objekti, teksa sipas zëdhënësit të Policisë, Agron Borovci, hetimet e para lënë të dyshohet se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.

Incidenti ndodhi rreth orës 20:45.

“Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Borovci për mediat.