Ballina Lajmet Kosovë Vdes një 36-vjeçar në Podujevë, iu keqësua gjendja derisa po merrte infuzion

Vdes një 36-vjeçar në Podujevë, iu keqësua gjendja derisa po merrte infuzion

Një 36-vjeçar ka vdekur të enjten në Podujevë duke marrë infuzion në një qendër të mjekësisë familjareku atje shkoi me simptoma të gripit sezonal.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës, Adelina Stublla, ka thënë se mjeku familjar i kishte përshkruar terapi infuzive, e gjatë marrjes së saj i janë shfaqur probleme.

Ajo tha se shefi i urgjencës specialist e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë.

“Rasti ka ndodhur dje ku pacienti ka kërkuar ndihmë mjekësore në mjekësi familjare ku është kontrolluar nga mjeku specialist familjar e e cila ka caktuar marrje të terapisë infuzive ku gjatë marrjes së infuzionit ka ndodhë përkeqësim i gjendjes së pacientit ku i njëjti është reanimuar nga stafi shëndetësor (mes tyre edhe dy specialiste të mjekësisë familjare) në dhomën e reanimimit pastaj kanë vazhduar dy ekipe të urgjencës ku vet shefi i urgjencës specialist për emergjencë e ka marr rastin në dorë të cilët kanë kryer veprimet protokollare, por pa sukses rikthimi në jetë”, i ka thënë ajo për redaksinë.

Siç bën të ditur policia trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“Podujevë / 09.01.2025-12:30. Lidhur me rastin e lartcekur ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar dhe më pas me urdhër të prokurorit kompetent trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version