Nje mjeke stomatologe, shqiptare e Maqedonisë, ka ndërruar jetë sot në spitalin privat Sante Plus të Shkupit.
Dëbora Qerimi Xhambazi, e cila studimet i kishte mbaruar në Prishtinë dhe punonte në profesionin e saj në Kërcovë, ishte në fazën e lindjes së foshnjes së saj të parë.
Lindja u komplikua pas marrjes së anestetikut, gjë që i shkaktoi asaj probleme me frymëmarrjes dhe më pas ndërpreje të punës së zemrës.
Dëbora megjithatë nuk u largua nga kjo botë pa sjellur në jetë foshnjen e gjinisë mashkull, e që sipas mjekëve, ai është në gjendje stabile.
Dëbora vinte nga një familje e njohur mjekësh nga Kërcova. /MESAZHI/