Sot në këtë ditë të shenjtë, ditës së Kurban Bajramit morëm lajmin e dhembshem për ndarjen nga kjo botë të Nënës Fetije, nënës së heroit Agim Ramadani, të kësaj nëne bujare fisnike që i fali kombit dhe atdheut njërën nga figurat më emblematike: Agimit luftëtar e atdhetar, Agimit piktor e shkrimtar.
Le të prehet në paqe Nëna Fetije, me mëshirën e zotit dhe dashurinë e madhe të shokëve të luftës së Agimit, që deri në momentin e fundit e trajtuan si nënën e tyre të vërtetë.
Bashkëluftëtarët e Heroit të Kombit, Agim Ramadani, nga Brigada 138 që mban emrin e tij, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e nënës Fetihe.
“Njoftoheni se ka vdekur sot në mëngjes Nëna e Heroit të Kosovës Agim Ramadani, (Fetihe Haliti Ramadani). Varrimi bëhet nesër me datë 13.09.2016 në orën 13:00 në varrezat e fshatin Zhegër- Gjilan. Në emër të të gjithë bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 Agim Ramadani, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti dhe Ramadani. U prehtë në Paqe!”, thuhet në njoftim.
“Nëna Fetihe, diti të rritë dhe edukoj në frymë patriotike Heroin e Kosovës, birin e saj dhe të Kosovës, Agim Ramadanin, i cili e bëri atë dhe Kosovën krenarë me veprën e vet sublime. Bashkëndjejmë dhimbje me familjet Haliti dhe Ramadani në këto momente pikëlluese”, thuhet më tutje në komunikatë.