Ballina Lajmet Kosovë Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, ishte i infektuar me...

Vdes në Spitalin e Pejës një i burgosur, ishte i infektuar me koronavirus

Ka vdekur në Spitalin e Pejës një i burgosur në Qendrën Korrektuese në Dubravë. M.C. 72-vjeçar ka vdekur në mëngjesin e sotëm, ndërsa ishte i infektuar me koronavirus ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

72-vjeçari kishte një kohë të gjatë probleme psikiatrike dhe ishte trajtuar me terapi përkatëse.

“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë. Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, me datë 10.12.2020 ishte testuar për Covid-19, me ç ‘rast kishte rezultuar pozitiv. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Exit mobile version