Ballina Lajmet Vdes në maternitet nëna bashkë me foshnjën

Vdes në maternitet nëna bashkë me foshnjën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Glozheni”, në Tiranë. Një nënë 35-vjeçare ka ndërruar jetë së bashku me foshnjën e saj gjatë lindjes.

Aida Koçi kishte shkuar mbrëmjen e djeshme në maternitet për të lindur. Familjarët kanë akuzuar mjekët dhe sipas tyre, ajo nuk mori kujdesin e nevojshëm, ndaj edhe humbi jetën.

Familjarët e viktimës thanë se kur arritën te materniteti, urgjenca ishte e mbyllur dhe ndihma iu dha pas 1 ore.

Tv Klan kontaktoi me policinë e Tiranës, dhe konfirmoi se ka nisur një hetim. 35-vjeçarja kishte edhe 2 fëmijë, ndërsa priste të lindte vajzë.

Exit mobile version