Vdes legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona

Mediet në Argjentinë raportojnë se ka ndërruar jetë Diego Armando Maradona.

Një nga futbollistët më të mirë në histori të këtij sporti, Diego Armando Maradona, ka ndërruar jetë.

Është media argjentinas, ‘Clarin’ që raporton për vdekjen e Maradonës, përcjell lajmi.net.

Mediet në Argjentinë fillimisht raportuan për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.

Por, Clarin tani konfirmon vdekjen e tij, në moshën 60 vjeçare.

Maradona njihet si njëri ndër futbollistët më të mirë që ka pasur futbolli. Ai në vitin 1986 ka ndihmuar Argjentinën të fitoi Kupën e Botës.