Boksieri ‘i madh’ amerikan vdiq të shtunën në shtëpinë e familjes në Bartlet, Nju Hempshër, tha gruaja e tij.
Legjenda amerikane e boksit ‘i mrekulueshmi’ Marvin Hagler, kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e mesme nga 1980 në 1987, ka vdekur, tha gruaja e tij. Ai ishte 66 vjeç.
Në një postim në faqen e boksierit të famshëm në Facebook, Kay G Hagler tha se burri i saj vdiq të shtunën në shtëpinë e familjes në Bartlett, New Hampshire dhe kërkoi që të respektohet privatësia e familjes gjatë këtyre ditëve të vështira për familjen.
Marvin Hagler luftoi nga viti 1973 deri me 1987 dhe zhvilloi ca ndeshje ta paharruara gjatë epokës së artë të këtij sporti, duke përfunduar me një rekord prej 62 të fituara, 3 humbje, dy barazime dhe 52 nokaute. /Mesazhi.com