Vdes komandanti i parë i KFOR-it

Ka vdekur në moshën 80-vjeçari gjenerali britanik Sir Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it.

Ai kishte ushtruar detyrën e komandantit të KFOR-it nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 7 tetor të vitit 1999.

Jackson ishte edhe Shef i Forcave Ushtarake të Britanisë së Madhe nga viti 2003 deri në vitin 2006.

Për vdekjen e Jacksonit kanë njoftuar mediumet britanike e po ashtu ambasada e Britanisë në Kosovë.