Ballina Lajmet Vdes Hosni Mubarak

Vdes Hosni Mubarak

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak, i cili sundoi këtë vend për 30 vjet deri në një kryengritjen e dhunshme, ka vdekur në moshën 91 vjeçare.

Televizioni shtetëror njoftoi të martën se ai vdiq disa javë pas një operacioni.

Mubarak shërbeu si presidenti i katërt i Egjiptit nga viti 1981 deri në rrëzimin e tij nga froni, në atë që u bë e njohur si revolucioni i Pranverës Arabe.

Ai ishte lideri i parë që u përball me gjykim pas kryengritjeve që përfshinë këtë rajon.

Pasi u përball me gjyqin ai kaloi gjashtë vjet i ndaluar për një mori çështjesh duke filluar nga raste të korrupsionit deri tek vrasja e protestuesve – revolta 18 ditore që tronditi botën.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u shfajësua nga akuzat përfundimtare për vrasje.

Kryengritjet e Pranverës Arabe tronditën regjimet autokratike në të gjithë Lindjen e Mesme.

Mubarak lindi në një fshat rural egjiptian në vitin 1928.

Ai la pas një trashëgimi të ndërlikuar pasi sundimi i tij karakterizohej pjesërisht nga korrupsioni, brutaliteti policor, shtypja politike dhe problemet ekonomike.

Ai u bashkua me Forcat Ajrore Egjiptiane në vitin 1949, duke diplomuar si pilot vitin e ardhshëm, ndërsa u bë Komandant i përgjithshëm i Forcave Ajrore Egjiptiane në vtin 1972.

Një vit më pas Mubarak u shndërrua në një hero kombëtar me njoftimin se Forcat Ajrore Egjiptiane i kishin dhënë një goditje të konsiderueshme forcave izraelite në Sinai gjatë luftës Yom Kippur.

Vendosshmëria e tij lidhur me sigurinë i dha mundësinë që të mbante traktatin e paqes me Izraelin.

Nën sundimin e tij, Egjipti mbeti aleat kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amrikës në rajon – duke marrë 1.3 miliardë dollarë në vit ndihmë ushtarake deri në vitin 2011.

Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga akuzat për tregti të paligjshme të aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së vitit 2011, që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Exit mobile version