Në moshën 119-vjeçare, bënte pjesë në rekordet Guinness
Një grua japoneze e lindur në shekullin e 20-të dhe që besohet se ishte personi më i vjetër në botë, u nda nga jeta në moshën 119-vjeçare.
Kane Tanaka, e lindur në vitin 1903, viti i fluturimit të parë të kontrolluar nga Vëllezërit Wright me aeroplanin e tyre me motor, u konfirmua nga Rekordet Botërore Guinness në 2019, si personi më i vjetër i gjallë.
Tanaka u shua në një spital në Japoninë perëndimore, më 19 Prill. Gjatë jetës së saj, ajo preferonte të hante më së shumti çokollata dhe pinte shumë pije me gaz.
Japonia ka një popullsi që po pakësohet dhe po plaket me shpejtësi. Që nga Shtatori i kaluar, vendi kishte 86,510 100-vjeçarë dhe 9 në çdo 10 qytetarë ishin gra.
Gruaja aktuale më e vjetër besohet të jetë një murgeshë franceze 118-vjeçare me emrin Lucile Randon.