Gruaja e cila me sa duket u qëllua në gjoks në ndërtesën e Kongresit Amerikan (Capitol) gjatë trazirave masive të mbështetësve të presidentit të SHBA-së Donald Trump ka vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vdekja e saj u konfirmua nga policia e Washingtonit gjatë një telefonate, por detaje shtesë nuk janë shpalosur.
Ajo u pa teksa dilte duke u mbajtur nga punëtorët mjekësorë nga legjislatura federale ndërsa ishte e gjakosur shumë.
Mbështetësit e Trump-it u futën në Kongres gjatë ditës teksa ligjvënësit duhej të mblidheshin në një sesion të përbashkët të Kongresit që tradicionalisht është një rutinë e numërimit të votave të Kolegjit Zgjedhor.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihen forcat e sigurisë që shënjestrojnë me pistoleta teksa protestuesit u përpoqën të futen në Dhomën e Përfaqësuesve ku duhej të bëhej numërimi i votave.
Sipas raportimeve shumë zyrtarë të policisë janë plagosur.
Pas incidentit, kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Bowser, shpalli orë policore duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës lokale.