Trashëgimtarja e “L”oreal”, Liliane Bettencourt, e njohur si gruaja më e pasur në botë, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.
Sipas “The Guardian”, lajmi u bë i ditur nga e bija e saj Françoise Bettencourt Meyers.
“Liliane Bettencourt vdiq mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e saj”, tha Meyers në një komunikatë për shtyp, të enjten.
Bettencourt ishte personi i 14-të më i pasur në botë sipas revistës “Forbes”. Pasuria e saj vlerësohet të ketë kapur shifrat e 33 miliardë eurove.
Ajo shihej rrallë në publik që kur la bordin e “L’Oreal” në vitin 2012.