Vdes Fidel Castro

Fidel Castro, ish-presidenti i Kubës dhe lideri i revolucionit komunist, ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare

Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë televizioni shtetëror, i cili nuk dha ende hollësi të tjera.

“I dashur popull i Kubës, me dhimbje të thellë informojmë popullin tonë, mkiqtë e Amerikës Sonë dhe të botës se në datën 25 nëntor në orën 22:29 ka ndërruar jetë komandanti dhe kreu i revolucionit Kuban Fidel Castro Ruz.

Ka qenë surppriza heshtja e Havanës zyrtare pas lajmit të vdekjes të njoftuar në televizionin shtetëror nga i vëllai, presidenti Rail Castro.

Fidel Castro ishte lider i Kubën gjysmë shekulli dhe e bëri atë si një shtet një-partiak, e kjo para dorëzimit të pushtetit të vëllait të tij, Raul në vitin 2008, njofton BBC.

Mbështetësit e tij e vlerësuan atë si një njeri që kishte dhënë për shumë për Kubën. Por, kundërshtarët e tij e akuzonin se e shtypte brutalisht opozitën.