Vdes edhe një person nga COVID-19 në Kosovë

Ka vdekur një tjetër person, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari.

Rudari ka shkruar se viktima është Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, Komuna e Podujevës.

Shkrimi i plotë:

Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Sheqir Osmani nga fshati Llaushë, i cili ishte i diagnostikuar me Covid-19.
Ngushëllime familjes dhe miqve!
Ekipi i Shtabit Lokal Emergjent, janë në koordinim të plotë me familjen e të ndjerit që gjithçka rreth ceremonisë së varrimit të zhvillohet sipas rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.