Vdes 6-vjeçari në Gjilan i cili u lëndua pas rrëzimit të dyerve të oborrit

Një fëmijë i moshës 6-vjeçare ka vdekur në Verbicë të Gjilanit.

Siç ka konfirmuar Policia i njëjti është lënduar pas rrëzimit të dyerve të metalta të oborrit.

Policia njofton se fillimisht viktima ishte dërguar në spital e më pas ka vdekur në QKUK.

“Me 04 gusht 2021 rreth orës 11:11, policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se në fshatin Verbicë e Kmetovcit komuna Gjilan është lënduar një fëmijë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë me urgjencë njësiti patrollues me udhëheqësin e ndërrimit. Nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç, të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit i Krimeve të rënda si dhe inspektori i punës”, thuhet në njoftim. /koha