Vdes 19 vjeçari nga Suhareka pas plagosjes me armë zjarri

Një 19 vjeçar nga Suhareka ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

19 vjeçari u dërgua në emergjencë, por pa shenja jete.

Policia e Kosovës dhe raportimet ende nuk flasin për shkakun që quan deri tek vdekja e të riut në Suharekë.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia e Prizrenit, derisa sqarohet se në shtëpinë e të vdekurit është gjetur një armë e tipit AK47.

“Sot në orën 12:42, emergjenca në Suharekë ka informuar se viktima V. B i lindur në vitin 2001, ka shkuar pa shenja jete si pasojë e plagës nga arma e zjarrit. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimte pasi në shtëpinë e viktimës është gjetur një armë e gjatë e tipit AK47. Nuk dihen shkaqet dhe motivi i rastit. Njësitë relevante së bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet kriminalistike. Trupi i pajetë me urdhër të prokurorit dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në sqarim.