Malajzia ka dënuar vrasjen e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar dhe i ka kërkuar komunitetit ndërkombëtar që të kundërshtojë barbarizmin e Izraelit, tha kryeministri Anwar Ibrahim.
Në një postim në rrjetet sociale, Anwar tha se Malajzia vajton humbjen e luftëtarit dhe mbrojtësit të popullit palestinez.
“Edhe një herë, komuniteti ndërkombëtar ka dështuar të avokojë paqen dhe drejtësinë, duke e përkeqësuar konfliktin.
Malajzia e dënon ashpër këtë vrasje dhe këmbëngul se përpjekjet e Izraelit për të dobësuar lëvizjen çlirimtare palestineze nuk do të kenë sukses.
Malajzia i kërkon komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë kundër mizorisë së Izraelit dhe të ndalojë menjëherë masakrën e vazhdueshme të palestinezëve.