Vazhdon të rritet numri i civilëve të vdekur nga sulmet e Armenisë në Azerbajxhan

Gjashtëdhjetë e pesë civilë kanë humbur jetën dhe 297 janë plagosur në sulmet e Armenisë me artileri dhe raketa në vendbanimet azerbajxhanase deri më tani, transmeton Anadolu Agency (AA).

Shifrat e fundit u njoftuan nga Zyra e Kryeprokurorit të Azerbajxhanit, e cila tha se në mesin e të vrarëve që nga 27 shtatori, kur filluan sulmet, 18 janë gra dhe dhjetë fëmijë.

Ndërkaq, nga të plagosurit, 69 janë gra dhe 32 fëmijë.

Më 27 shtator, ushtria e Azerbajxhanit nisi një kundërsulm pasi ushtria armene filloi të hapë zjarr ndaj vendbanimeve civile.

Me humbjen e pozicioneve, ushtria armene i vazhdoi sulmet me artileri dhe raketa ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit.