Kuvendi i Kosovës nuk ka mundur të votojë rekomandimet për rinin, për shkak të mungesës së kuorumit në seancë.
Deputetët e Kuvendit gjatë ditës së djeshme ndërprenë seancën në të cilën debatuan për më shumë se katër orë për rininë, që ishte propozim i deputetit të LDK-së, Fidan Rekaliu.
Kjo seancë pritet të vazhdojë sot në ora 11:00, ndërsa pas votimit pritet të fillojë seancë e re.