Ballina Lajmet Kosovë Vazhdon riatdhesimi i kosovarëve

Vazhdon riatdhesimi i kosovarëve

Migrimi i qytetarëve të Kosovës si në rrugët legale ashtu edhe ilegale po vazhdon që të jetë shqetësues, edhe pse jo me shifra alarmante si në vitet paraprake.

Vendet evropiane janw synim i shumw kosovarwve, ani pse ato nuk po tregohen krahë hapur. Kështu duke mos i plotësuar kushtet e azilit, shumë nga këta persona po vazhdojnë që të kthehen në vendlindje.

Sipas Deprtamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë tre mujorit të parë të vitit 2018, në pikat kufitare është bërë ripranimi i 459 personave.

Këta persona janë riatdhesuar nga shtete të ndryshe, duke filluar me Gjermaninë, Zvicrën, Francës, Austrinë dhe Suedinë.

Prej këtyre personave, rreth 52% e tyre janë kthyer me forcë, kurse vullnetarisht janë kthyer rreth 47% të tyre.

Gjermania po prin me numrin më të madh të personave të cilët i ka riatdhesuar në Kosovë, ku në këtë vend me forcë janë riatdhesuar 240 persona kurse vullnetarisht 196. Pas Gjermanisë, Zvicra është ajo që ka kthyer me forcë 46 persona, kurse vullnetarisht janë kthyer vetëm 7 persona.

Ndryshe, numrin më të ulët të personave të ripranuar me forcë e ka Suedia me 8 persona.

Rikujtojmë, se fundi i vitit 2014 dhe fillimi i vitit 2015 e gjeti Kosovën duke u boshatisur, si pasojë e emigrimit ilegal. Ku sipas EUROSTAT, nga Kosova u larguan mbi 80 mijë qytetarë.

Ndonëse, këta persona nuk i kanë plotësuar kushtet e azilit, ata janë riatdhesuar, ku gjatë vitit 2017 Kosova ka ripranuar mbi 30 mijë qytetarë./Indeksonline/

Exit mobile version