Vazhdon rekordi pozitiv, Leverkuseni mbetët i pamposhtur në Bundesliga

Skuadra e Bayer Leverkusenit ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga, pasi në javën e 32-të e mposhti Eintracht Frankfurtin me rezultatin e thellë 1:5.

Golat në këtë ndeshje për kampionin e këtij sezoni në Gjermani i shënuan: Granit Xhaka, Schick, Palacios, Frimpong dhe Boniface.

Kurse shënimin e vetëm për vendasit e shënoi Ektike në minutën e 32’të.

Kujtojmë që me këtë fitore Leverkuseni shkon në kuotën e 84 pikëve pa pësuar asnjë humbje të vetme në Bundesliga.

Skuadra e Xabi Alonsos objektiv tashmë e ka ta mbyll sezonin pa pësuar asnjë disfatë në gjithë kompeticionet dhe i kanë mbetur edhe pesë ndeshje për ta arritur këtë qëllim./