Ballina Lajmet Kosovë Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dëshmitari Hansjeorg Strohmeyer pritet që edhe sot të vazhdojë të dëshmojë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup.

Strohmeyer të martën gjatë dëshmisë së tij ka deklaruar se kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte Hashim Thaçi.

“Për neve nëse do të flas në terma teknik, kreu i UÇK-së ishte z.Thaçi, nuk me kujtohet të kem patru ndonjë dyshim në lidhje me këtë ose dikush të me ketë thënë se është dikush tjetër. Konkretisht se si ishte organizuar hierarkia nga brenda nuk e di. Me sa me kujtohet nuk kam parë kurrë ndonjëherë ndonjë riorganizim të UÇK-së. Nuk me kujtohet që kam marrë raporte për këtë”, ka thënë ai.

Dëshmitari gjithashtu ka folur edhe për marrëdhëniet që UÇK-ja kishte me presidentin Ibrahim Rugova dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kishin përshtypjen se ndonëse Rugova kishte pozitë, personat e tjerë të LDK-së kishin pamundësi sa i takon kompetencave vendimmarrëse.

“Udhëheqja e UÇK-së ishte shumë më tepër koherente. Ishte goxha e qartë por edhe me shumë kërkuese lidhur me rrugën e përpara. Kjo ishte situata që UÇK-ja ishte shumë më e vendosur dhe e dinte se në çfarë drejtimi po shkonte dhe sikur se e tash, ata ishin pala që po flisnin për Qeverinë e Përkohshme të Kosovës”, ka thënë Stohmeyer.

Ndërsa, sa i takon çështjeve që ndërlidheshin me rolin e UNMIK-ut, dëshmtirari ja thënë se UÇK-ja ishte pika ku drejtoheshin.

“Gjithmonë e më tepër udhëheqja e UÇK-së ishte pika që ne i drejtoheshim me çështje që kishin të bënin me rolin tonë të mëtejshëm për projektimin e mandatit të UNMIK-ut ose realitetit të UNMIK-ut”, ka deklaruar ai.

Gjatë seancës dëshmitari ka theksuar se asnjëherë nuk ka qenë i drejtpërdrejtë në hetimin e krimeve kundër pakicave. Përpara trupit gjykues, pyetje shtesë për dëshmitarin ka pasur edhe përfaqësuesja e ZPS-së, prokurorja, Vega Iodice.

Exit mobile version