Vazhdon paraburgimi për ikonën palestineze të rezistencës

Një gjykatë izraelite vazhdoi të enjten ndalimin policor për vajzën 16 vjeçare palestineze, e cila u bë simbol i rezistencës palestineze.

Ahed al-Tamimi dhe nena e saj Nariman u urdhëruan të burgosen, pas një videoje ku ajo dhe nëna e saj i godasin me shuplakë në fytyrë dy ushtarë izraelit.

Videoja ishte një konfrontim i 15 datës dhjetor në fshatin Nabi Saleh të Bregut Perëndimor.
Ahed është akuzuar për “sulm ndaj një ushtari dhe nxitje dhe krime të tjera”, sipas dokumenteve të gjykatës të cituara nga mediat izraelite.

Më 19 dhjetor, forcat izraelite arrestuan adoleshenten në Nabi Saleh. Nëna e saj dhe kushëriri u arrestuan pak pas saj.

Heroizmi i Ahedit nuk është rasti i panjohur. Në vitin 2012, Bashkia Basaksehir e Stambollit i dha asaj çmimin “Hanzala” për kurajo, për mposhtjen e ushtarëve izraelitë, të cilët sapo kishin arrestuar vëllain e saj.
Pastaj kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Ahed personalisht për të shprehur admirimin e tij ndaj saj. /MESAZHI/