Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vazhdon operacioni për të thyer rrethimin e regjimit në Halep

Vazhdon operacioni për të thyer rrethimin e regjimit në Halep

Grupet opozitare siriane vazhdojnë sulmet kundër forcave të regjimit të Bashar al Asadit që kanë rrethuar 300 mijë njerëz në qendër të Halepit. Opozitarët të cilët janë tërhequr nga një lagjet që kishin marrë nën kontroll, kanë marrë nën kontroll një fshat në hyrje të Halepit të ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Vazhdon operacioni që opozitarët nisën ditën e premte për të thyer rrethimin e regjimit në lindje të qendrës së Halepit, në veri të Sirisë. Opozitarët të cilët veprojnë nën çatinë “Ushtria Fetih e Halepit” sulmojnë intensivisht vijën e regjimit nga jashtë rajonit të rrethuar.

Ndërsa grupet e mbetura brenda rrethimit në koordinim me forcat nga jashtë qëllojnë pikat strategjike të regjimit.

Komandantët që janë të përfshirë në konflikte dhe të cilët kanë informuar gazetarin e AA-së kanë theksuar se si rezultat i sulmeve intensive ajrore kanë mbetur të detyruar të tërhiqen nga lagjja “3000 Ndërtesat”, ku ata kanë hyrë nga pjesa e jashtme e rrethimit në pjesën jugperëndimore, por se këtu janë duke i vazhduar ende konfliktet.

Gjithashtu opozitarët vazhdojnë të kenë në objektiv me armë të rënda edhe lagjen Xhemijetu’z-Zehra e cila ndodhet në veriperëndim të frontit të vijës së jashtme të regjimit.

Ndërsa në anën tjetër po përjetohet një konflikt i ashpër mes forcave të regjimit të Asadit dhe opozitarëve të cilët kanë arritur të marrin në kontroll fshatin Minjan në perëndim të rrethimit.

Opozitarët ndodhen në një largësi 2.5 km nga qendra e qytetit, në lagjen Dahijetu’l-Esed të cilën e morën nën kontroll të premten e kaluar.

Në lindje të qendrës së qytetit Halep jetojnë afërsisht 300 mijë persona. Rruga Kastillo e cila formon lidhjen e rajonit kufitar të Turqisë me qytetin Idlib u mor nën kontrollin e regjimit më 7 korrik. Opozitarët pavarësisht se më 6 gusht arritën të rihapnin sërish korridorin, regjimi rrethoi përsëri rajonin me 4 shtator. Pjesa lindore e qytetit është kthyer në një rrënojë si pasojë e sulmeve intensive të regjimit dhe Rusisë. Në rajonin ku më shumë se 1 milionë njerëz kanë migruar që nga fillimi i luftës theksohet se dhjetëra mijëra të tjerë kanë humbur jetën nga sulmet e regjimit dhe mbështetësve të tij. Forcat e regjimit ende nuk lejojnë kalimin e ndihmave humanitare të Kombeve të Bashkuara.

Exit mobile version