Vazhdojnë ndërhyrjet me dhjetëra helikopterë dhe mijëra zjarrfikës dhe ushtarë ndaj zjarreve që shpërthyen në Korenë e Jugut, transmeton Anadolu.
Sipas lajmit të Yonhap, qeveria rajonale e Gyeongsang-ut jugor bëri një deklaratë në lidhje me përpjekjet për shuarjen e zjarrit në rajonet Sancheong dhe Hadong, në të cilat janë efektive erërat e forta.
Në kuadër të kësaj janë mobilizuar 36 helikopterë dhe 2.341 zjarrfikës dhe ushtarë që vazhdojnë ndërhyrjet nga toka.
Rreth 70 për qind e zjarrit në rajon është vënë nën kontroll. Për banorët vendas në zonën Uiseong në rajonin Gyeongsang të Veriut u lëshuan udhëzime që të lëviznin në zona të sigurta.
Zjarri mund të përhapet për shkak të erërave të forta në këtë rajon ndërsa djegur 4.650 hektarë tokë, thuhet më tej.
– Zjarret pyjore në Korenë e Jugut
Qeveria e Koresë së Jugut shpalli gjendje të katastrofës kombëtare për shkak të zjarreve në pyje në rajonet juglindore, përfshirë qytetin Ulsan dhe rajonet Gyeongsang të Veriut dhe Gyeongsang të Jugut.
Katër persona humbën jetën ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën dhe rreth 1.500 njerëz u evakuuan nga zjarret që filluan në Sancheong më 21 mars dhe u përhapën në zonën përreth, përfshirë qytetin e Ulsan.
Në të gjithë vendin janë raportuar zjarre pyjore në 16 pika të ndryshme.