Më shumë zjarre në vend vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa situata ende është serioze me zjarrin mes Dellçevës dhe Pehçevës. Kompetentët apelojnë që banorët nga këto vende të jenë racional edhe me përdorimin e ujit. Deri tek të gjithë banorët e tjera apelohet të jenë të kujdesshëm posaçërisht duhanpirësit me hedhjen e bishtave të cigareve.
Goran Stojanovski nga Qendra për Menaxhim me Kriza ka thënë se zjarret në rajonin Delçev-Pehçev janë ende aktive, dhe ekipet kanë dalë në terren që nga orët e para të mëngjesit.
“Zjarri në zonën e fshatit Nov Istevnik, lagja Pasjak është 15 km në diametër, së pari ka prekur lagjen Balabanci, dhe ka prekur tre shtëpi, dhe është përhapur shpejt dhe ka prekur Kuraçka Maala ku deri më tani janë djegur tre hambare . Për shkak të zjarrit të madh, rruga rajonale Delçevë – Pehçevë ishte e mbyllur për qarkullim.”
Ka edhe zjarre aktive në Prilep ku dje dy të moshuar të palëvizshëm u evakuuan dhe u transferuan në shtëpinë e tyre në Prilep. Evakuimi i qytetarëve për shkak të rrezikut nga zjarret ka ndodhur në Kumanovë, dhe është kërkuar ndërhyrje nga helikopteri dhe ushtria për të shuar zjarrin në territorin pranë fshatit Gulinci.
“Sipas kërkesës, zjarri është një rrezik për t’u përhapur në fshatrat e tjerë si Pëklishte, Otoshnica dhe Stança në komunën e Rankovcës dhe Drenokut, Osice dhe Deilpovce në komunën e Staro Nagoricanit, të cilat gjithashtu janë të prera nga rrugët hyrëse në anën e komunës së Rankovcës”.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në aktivitetet për shuarjen dhe parandalimin e zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore, Ministria e Brendshme ka angazhuar rreth 450 policë si dhe 165 patrulla motoçikletash dhe 148 automjete.
Ministria e Brendshme ka bërë apel që të respektohet rreptësisht ndalimi i lëvizjes në zonat pyjore, qytetarët të përmbahen nga ndezja e zjarreve, plehrat, kashtat në fusha, dhe të mos lënë shishe qelqi ose objekte të tjera që janë ekspozuar për një kohë të gjatë në diell sepse mund të shkaktojnë zjarr. Siç shtojnë nga MPB është e nevojshme vigjilenca maksimale dhe sjellja plotësisht e përgjegjshme e secilit individ. /shenja