Vazhdojnë telashet për Dritën, Hamdi Namani pozitiv në Covid-19

Drita ka njoftuar për një tjetër rast pozitiv në skuadër.

Pasi duhej të luanin pa shërbimet e Fidan Gërbeshit në ndeshjen e parë, Drita do të ketë një tjetër mungesë në ndeshjen ndaj Linfield, përcjell lajmi.net.

Sipas njoftimi zyrtar të klubit, Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit.

Lajm i mirë për skuadrën janë rezultatet negative të Bujar Shabanit dhe Fidan Gërbeshit.

Mbetet të shihet se si trajneri Ardijan Nuhiji do të vendos skuadrën pa shërbimet e Namanit

Kujtojmë se Namani shënoi golin e fitores për Dritën në ndeshjen kundër Escaldes