Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vazhdojnë sulmet iz’raelite në Ga’za, të paktën 35 pa’lestinezë të vr’arë sot

Vazhdojnë sulmet iz’raelite në Ga’za, të paktën 35 pa’lestinezë të vr’arë sot

Të paktën 35 palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën sot në një seri sulmesh ajrore izraelite që synonin shtëpi dhe strehimore të improvizuara për njerëzit e zhvendosur në të gjithë Rripin e Gazës, raporton Anadolu.

Një burim mjekësor në Spitalin Baptist në Gaza tha për Anadolu se tetë të vrarë dhe disa të plagosur u raportuan pas një sulmi ajror izraelit në një shtëpi në lagjen Shujaiya, në lindje të qytetit të Gazës.

Katër trupa të tjerë dhe disa individë të plagosur u nxorën nga rrënojat kur një sulm ajror izraelit shënjestroi një shtëpi në të njëjtën zonë, konfirmuan Forcat e Mbrojtjes Civile të Gazës.

Në pjesën veriore të Gazës, dronët izraelitë sulmuan në mënyrë të përsëritur Spitalin Kamal Adwan, duke plagosur shtatë persona të personelit mjekësor, dy prej të cilëve në gjendje kritike.

Drejtori i spitalit Hussam Abu Safiya tha se dronët sulmuan teksa stafi po shpëtonte dhe po trajtonte viktimat nga sulmi fillestar në zonën e pritjes së spitalit dhe njësinë e oksigjenit.

Dëshmitarët okularë raportuan se avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të mëtejshme në kampin e refugjatëve Jabalia, teksa forcat izraelite dogjën shtëpitë palestineze në afërsi të sheshit të qytetit Beit Lahia.

Përpos kësaj, burime mjekësore thanë për Anadolu se një palestinez u vra dhe një tjetër u plagos kur anijet e ushtrisë izraelite shënjestruan një varkë peshkimi në Gaza.

Në një sulm tjetër, tre palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në perëndim të qytetit të Gazës, sipas burimeve mjekësore në spitalin Al-Shifa.

Në qendër të Gazës, pesë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror që goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat, sipas burimeve mjekësore.

Dy palestinezë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një helikopter izraelit goditi një shtëpi në Deir Al-Balah.

Në pjesën jugore të Gazës, një grua dhe vajza e saj u vranë kur një helikopter izraelit goditi një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur në zonën Mawasi në perëndim të qytetit Khan Younis, sipas burimeve mjekësore.

Dy palestinezë të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror në perëndim të qytetit Rafah në Gazën jugore, sipas burimeve mjekësore.

Më vonë gjatë ditës, dëshmitarët thanë për Anadolu se dy palestinezë të tjerë u vranë dhe një u plagos në një sulm izraelit në lindje të kampit të refugjatëve al-Bureij në pjesën qendrore të Gaza.

Në një sulm të veçantë, tre palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ajror në lindje të qytetit të Gazës, sipas stafit mjekësor në spitalin Al-Shifa.

Mjekët palestinezë thanë për Anadolu se ata evakuuan dy individë nga Rafah në Gazën jugore pas një sulmi izraelit, duke theksuar se “njëri u vra dhe tjetri u plagos”.

Në një sulm tjetër, një avion luftarak izraelit goditi një shtëpi në kampin e refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore, duke vrarë dy palestinezë dhe duke plagosur disa të tjerë, sipas burimeve mjekësore.

Izraeli nisi një luftë gjenocidale në Rripin e Gazës pas një sulmi të Hamasit vitin e kaluar, duke vrarë mbi 44 mijë njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 104 mijë të tjerë.

Izraeli gjithashtu përballet me padi për gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

Exit mobile version