Vazhdojnë reagimet në Serbi, Drecun: Ushtria e Kosovës rrezikon sigurinë e serbëve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun ka thënë se Ushtria e Kosovës është faktor i rrezikimit të sigurisë të serbëve.

Ai pretendon se ky vendim, mund të jetë tejet negativ në vazhdimin e procesit për normalizimin e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, transmeton lajmi.net.

Drecun ka theksuar se Thaçi duke e dorëzuar një projekt-ligj të tillë për transformimin e FSK-së në Ushtri, është duke u përpjekur të anashkalojë Kushtetutën e Kosovës.

Sipas tij, kjo po vjen pikërisht në kohën kur deptuetët serbë nuk janë në Parlament, duke tentuar të shmang miratimin e serbëve në Kosovë.