Vazhdojnë përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan

Përleshjet në vijën e frontit Armeni-Azerbajxhan kanë vazhduar gjatë gjithë natës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ushtria azerbajxhanase për të zgjeruar sukseset që i ka arritur në disa ditë të fundit ka vazhduar operacionet luftarake në kahe të ndryshme të frontit.

Përgjatë vijës së frontit u zhvilluan të shtëna reciproke artilerike, ndërsa u shkatërruan pozicione, tank dhe artileri të Armenisë.

Në një deklaratë tjetër të ministrisë thuhet se ushtria armene në orët e mëngjesit ka hapur zjarr në disa fshatra, ndërsa ushtria azerbajxhanase është kundërpërgjigjur.