Lideri i Partisë së serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është parë mjaft i bindur se partia që drejton do të arrijë të futet në Kuvend.
Ai ka thënë se do të punojë për të drejtat e serbëve dhe që atyre tu sigurojë një pozitë më të mirë në Kosovë.Pasi e dorëzoi listën dje në KQZ ai u tha gazetarëve se Lista Serbëve është një program i vjetruar dhe mision i dështuar, transmeton lajmi.net.
“Kundërshtari ynë më i madh politik punojnë me gënjeshtra dhe mashtrime. Këta njerëz brenda Listës Serbe i kanë gënjyer serbët qe disa vite në Kosovë. Ata kanë bërë premtime të rreme”, tha Jaballanoviq.Ai bëri të ditur se lista e Partisë së serbëve të Kosovës përbëhet nga 22 kandidatë, 15 burra dhe shtatë gra.