Në ditën e nëntë pas vendosjes së reciprocitetit për targa ndaj Serbisë, situata në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e qetë.
Atje tashmë janë parë pjesëtarë të KFOR-it, të cilët kanë qëndruar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë.
Pjesëtarët e KFOR-it kanë filluar patrullimet që nga dita e djeshme në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë.
E gjithë kjo ka ndodhur pas shfaqjes së avionëve e helikopterëve ushtarak serb në afërsi të pikave kufitare në veri të Kosovës.
KFOR-i ka konfirmuar për media ditën e djeshme se kanë shtuar patrullimet në këtë pjesë të vendit dhe kanë bërë të ditur se kanë biseduar me palët për qetësimin e situatës.
Në veri të vendit janë parë edhe automjete të EULEX-it.