Vazhdojnë luftimet në Afganistan midis forcave të sigurisë dhe talebanëve, të cilët të hënën bënë të ditur se arritën të merrnin edhe kryeqytetin e provincës Samangan, provinca e pestë që vihet nën kontroll prej tyre që nga nisja e tërheqjes së trupave amerikane.
Në një video të postuar në rrjet, zëdhënësi i talebanëve, Zabih Mijahid konfirmoi se pjesa më e madhe e qytetit të Aibak tashmë është nën kontrollin e tyre. Ministri i Brendshëm afgan deklaroi se luftimet po vazhdojnë në disa pjesë të vendit, përfshi dhe provincën e Samanganit ku prej ditësh janë regjistruar përplasje mes forcave të sigurisë afgane dhe atyre talebane.
Tashme 12 qarqe ndodhen nën kontrollin e talebanëve, përfshi dhe pika të kalimit kufitar dhe tre kryeqytete të provincave kryesore të vendit.
Javët e fundit SHBA ka nisur bombardimet ndaj pozicioneve të talebanëve, në tentative për të zmbrapsur përparimin e tyre. Talebanët kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë bombarduar një spital dhe një shkollë, bashkë me disa godina banimi në provincën Helmand. /euronews