Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vazhdojnë evakuimet nga rajonet e rrethuara të Damaskut

Vazhdojnë evakuimet nga rajonet e rrethuara të Damaskut

DAMASK/ANKARA (AA) – Autokolona në të cilën gjenden rreth 1500 civilë dhe opozitarë ushtarak të cilët ishin të detyruar të largohen nga lagjet Kabun dhe Tishrin, të kryeqytetit të Sirisë, Damask, vend i cili gjendet nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Asadit, është nisur drejt Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetarët e AA-së në Damas, në përputhje me marrëveshjen e arritur mes regjimit të Asadit dhe opozitarët ushtarak, autokolona prej 30 autobusëve të cilët janë larguar nga lagja Kabun e cila është nën kontrollin e opozitarëve, është nisur drejt Idlibit, vend nën kontrollin e opozitarëve në veriperëndim të vendit.

Në autokolonë përveç civilëve dhe opozitarëve të armatosur që jetojnë në Kabun gjenden edhe persona të ardhura nga lagja Tishrin.

Në autokolonën e cila është nisur drejt rajoneve periferike të Idlibit gjenden rreth 1500 persona. Pritet që edhe nga lagja Berze në lindje të Damaskut të përfundojë evakuimi.

Lagja Kabun e cila gjendet në lindje të Damaskut, rreth 3 muaj ishte e ekspozuar nga sulmet tokësore dhe ajrore të regjimit të Bashar Al-Asadit dhe grupeve të huaja terroriste të cilët e mbështetnin atë. Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale në rajon, disa opozitarë ushtarak dhe familje në Kabun, kishin arritur të ikin duke i përdorur tunelet e rrezikshme të hapura në rajon Guta Lindore.


Exit mobile version