Vazhdojnë demonstratat në Irlandën Veriore

Demonstratat që filluan javën e kaluar në kryeqytetin Belfast të Irlandës Veriore, pasi përkrahësit e unionit reaguan ndaj një shkelje të masave të ndalimeve kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) nga anëtarët dhe zyrtarët e partisë separatiste Sinn Fein gjatë një funerali po vazhdojnë.

Gjatë demonstratave, të cilat kishin edhe një arsye tjetër për të protestuar kundër marrëveshjes që kufizon tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar si pjesë e marrëveshjes së Brexit (largimi i Mbretërisë së Bashkuar nga BE) me Bashkimin Evropian (BE), u dogj një autobus.

Përkrahësit e unionit, të cilët gjatë demonstratave sulmuan një fotoreporter dhe qëlluan me gurë policinë, gjithashtu u përplasën me separatistët, ndërsa disa policë u plagosën nga gurët e hedhur.

Incidentet ndodhën pranë Shankill Road, i njohur si “muri i paqes”, i cili ndan të dy palët.

Duke dënuar ngjarjet në fjalë, Kryeministri Boris Johnson në llogarinë e tij në Twitter deklaroi: “Unë jam thellësisht i shqetësuar nga dhuna në Irlandën e Veriut, veçanërisht nga sulmet ndaj policisë që mbron publikun dhe bizneset, ndaj një shoferi të autobusit dhe një gazetarit.”

Johnson tha se dialogu, jo dhuna, është mënyra për të zgjidhur mosmarrëveshjet. /trt