Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Vatikani dëshiron të shohë propozimet e Trumpit për t’i dhënë fund luftërave

Vatikani dëshiron të shohë propozimet e Trumpit për t’i dhënë fund luftërave

Pietro Parolin

Sekretari i Shtetit (Kryeministri) i Vatikanit, kardinali Pietro Parolin tha se do të presin se çfarë sugjerimesh do të japë Donald Trump, i cili u zgjodh presidenti i 47-të i SHBA-së, lidhur me premtimet që ka bërë gjatë fushatës se ai do t’u jep fund luftërave dhe se presidenti i ri nuk ka një shkop magjik, transmeton Anadolu.

Sipas faqes së internetit “VaticanNews”, Parolin gjatë hyrjes së tij në një konferencë në Universitetin Papnor Gregorian bëri vlerësime për fitoren e Trumpit në zgjedhjet presidenciale pas pyetjeve të gazetarëve.

Duke shprehur urimet e tij për Trumpin, i cili fitoi zgjedhjet, kardinali Parolin tha: “Ne i urojmë atij shumë mençuri në fillim të mandatit të tij. Besoj se mbi të gjitha ai duhet të punojë për t’u bërë president i të gjithë vendit dhe prandaj duhet të kapërcehet polarizimi që ndihet shumë qartë në këtë periudhë”.

Ai shprehu shpresën në emër të Vatikanit, se presidenti i ri i SHBA-së do të jetë një “zbutës dhe paqebërës i vërtetë në konfliktet aktuale që po njollosin botën në gjak”.

Duke iu referuar deklaratave të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore se ai “nuk do të nisë luftëra të reja dhe do të ndalojë luftërat ekzistuese”, Parolin tha: “Shpresojmë, shpresojmë. Unë nuk mendoj se ai nuk ka shkop magjik”.

Lidhur me fjalët e Trumpit për emigracionin gjatë fushatës, kardinali Parolin tha se qëndrimi i Papa Françeskut dhe i Vatikanit për këtë çështje është shumë i qartë. “Ne jemi për një politikë të mençur ndaj emigrantëve. Për këtë arsye nuk duhet të shkojmë në ekstreme. Papa është shumë i qartë për këtë çështje. Ai dha sinjale të qarta. Besoj se kjo është mënyra e vetme për të adresuar dhe zgjidhur problemin në mënyrë humane”, tha ai.

Duke pranuar se megjithëse ka dallime lidhur me imigracionin, ka qasje të ngjashme për çështje të tilla si mbrojtja e jetës dhe dënimi i abortit, Parolin sugjeroi se mbrojtja e jetës është e rëndësishme, por duhet ndjekur një politikë të lirë nga polarizimi.

Exit mobile version