Vatikan, Papa Françesku drejton meshën e Krishtlindjeve

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku drejtoi një meshë në Vatikan me rastin e Festës së Krishtlindjeve e cila nga të krishterët festohet si lindja e profetit Isa, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mesha e Krishtlindjeve në Bazilikën e Shën Pjetrit u zhvillua nën masat e marra kundër COVID-19 me pjesëmarrje nga kardinalë të lartë të kishës katolike, klerikë, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në Vatikan dhe të ftuarve të tjerë.

Papa Françesku shenjtëroi pjesëmarrësit dhe në një fjalim të mbajtur këtu tërhoqi vëmendjen ndaj vdekjeve të përjetuara si pasojë e aksidenteve të punës dhe tha se njeriu nuk është skllav i punës por zotërues i saj.

Ai theksoi se vdekjet e punës duhet të ndalen se edhe ata vetë duhet të interesohen me këtë çështje.

Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa pas meshës së krishtlindjeve ku jepen mesazhe lidhur me çështjet e botës së nesërme do të mbajë fjalimin tradicional “Urbi et Orbi” (Romës dhe botës). /aa