A i keni vërejtur orvatjet e pushtetarëve shqiptarë që të jenë sa më të pëlqyer nga punëdhënësi i tyre – sunduesi maqedonas!
Mund edhe të mos e besoni, por shumica e pushtetarëve shqiptarë as që mund ta kundërshtojnë punëdhënësin e tyre nga frika që të mos e humbin vendin e punës, e le më, për shembull, të kërkojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe!
Kur bëhet fjalë për gjuhën shqipe, pushtetarët shqiptarë as që e dinë pse pala maqedonase e pengon zyrtarizimin e saj: ajo e dinë atë që nuk e dinë pushtetarët shqiptarë – se sot për sot, gjuha shqipe është ajo q i shlyen të gjithë kufijtë shqiptaro-shqiptarë dhe ajo është ‘atdheu’ i vetëm që e bashkon mbarë shqiptarinë.
Ndërkohë gjuha shqipe në Maqedoni do zyrtarizohej brenda 24 orëve nëse vasalët shqiptarë do kishin guxim t’i thoshin punëdhënësit të tyre: nuk do vijmë në punë nëse nuk hapet kushtetuta dhe nëse gjuha jonë aty nuk emërtohet me emrin e vërtetë, e jo si gjuha e ‘20 për qind shit’!
Por sidoqoftë duhet pranuar; vasal nuk bëhesh, por duhet të jesh i lindur si i tillë.
Pastaj nuk është e lehtë të jesh vasal dhe jo çdokush mund të jetë i tillë sepse shërbëtor i devotshëm i sunduesit mund të jetë vetëm ai që në vend të trurit i ka xhepat e tenderokratit dhe, në vend të fytyrës, prapanicën e vasalit!
Nga: Kim Mehmeti