Civilët e vrarë nga sulmi me armë kimike i kryer nga regjimi i Asadit në Han Shejhun të Idlibit, dërgohen për në banesën e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të mungesës së hapësirave për varre, disa persona janë varrosur në një varr të përbashkët. Ndërkohë disa familje kanë kundërshtuar për të varrosur të afërmit e tyre për shkak të disa thashethemeve se civilët të cilët kanë humbur jetën si rrjedhojë e ndikimit nga gazi helmues mund të zgjohen pas disa ditësh.
Nga ana tjetër disa kufoma janë dërguar në banesën e fundit nga autoritetet vendore, për shkak se askush nuk i njihte.
Ndërkohë një gjyshe është larguar me vështirësi nga kufoma e një vajze të vogël, teksa pranë saj ishte vetëm ajo, për shkak se familja e vajzës ishte në spital duke marrë mjekimin e nevojshëm.
Nga ana tjetër edhe ato pak civilë të cilët kishin mbetur në qytezë, pas kësaj ngjarjeje mblodhën rrobat e tyre për tu larguar nga ky vend për shkak të mungesës së sigurisë.
Regjimi i Asadit ndërmori një sulm me armë kimike dy ditë më parë në qytezën Han Shejhun, vend ky që ndodhet në afërsi të Idlibit. Në këtë ngjarje të paktën 100 persona kanë humbur jetën dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur.