Varianti Omicron parashihet të përhapet me shpejtësi në Britani

Eksperti i sëmundjeve infektive, Paul Hunter, ka deklaruar se varianti i COVID-19 Omicron, mund të bëhet dominues në Britaninë e Madhe brenda disa javësh.

Ai deklaroi se përhapja e Omicronit “mund ta lë jashtë” variantin Delta, derisa shtoi se ende është herët të flitet për dëmet që mund t’i sjell ky variant.

“Se si mund të përhapet në Mbretërinë e Bashkuar është ende e paqartë, por unë mendoj se shenjat tregojnë që ndoshta do të përhapet mjaft shpejt, dhe ndoshta do ta kalojë Deltan”, deklaroi Hunter për BBC-në.

Aktualisht në Angli janë 100 raste të konfirmuara me këtë variant, 48 në Skoci dhe nga një në Uells e Irlandë të Veriut.

Anglia dhe shtet përreth i kanë shtrënguar sërish masat, duke i obliguar personat që futen në Britani të kenë edhe testin negativ, derisa më parë ishte vaksina si provë e vetme. /koha