Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Varianti “Mu” shfaqet edhe në dy vende të tjera, Greqi dhe Japoni

Varianti “Mu” shfaqet edhe në dy vende të tjera, Greqi dhe Japoni

Në Greqi dhe Japoni, u has në variantin “Mu” të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), i cili u zbulua për herë të parë në Kolumbi.

Sipas deklaratës së Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY), varianti “Mu”, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se është mutacion më rezistent ndaj vaksinave, por që nevojiten më shumë kërkime për këtë çështje, u has në 6 persona në vend.

Ndërsa 2 nga rastet u zbuluan nga testet në hyrje të Aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin Athinë, 4 rastet e tjera u regjistruan në Argolida, Attiki dhe Ahaia.

Kurse në Japoni, varianti “Mu” i virusit u regjistrua në 2 persona.

Një nga rastet u zbulua tek një pasagjer që vinte nga Emiratet e Bashkuara Arabe në aeroportin Narita në lindje të Tokios, dhe tjetri në një pasagjer që vinte nga Anglia në aeroportin Haneda në kryeqytet.

Pasagjerët u dërguan në vendin e karantinës në aeroport.

OBSH njoftoi se edhe pse mbizotërimi global i “Mu Variant” është aktualisht 0.1 për qind, ai përbën 39 për qind të rasteve në Kolumbi dhe 13 për qind të rasteve në Ekuador. Prandaj, u theksua se përhapja po rritej vazhdimisht.

Varianti “Mu” i llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, është klasifikuar si një “variant që duhet të monitorohet nga afër” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). /trt

Exit mobile version