Në Greqi dhe Japoni, u has në variantin “Mu” të llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), i cili u zbulua për herë të parë në Kolumbi.
Sipas deklaratës së Agjencisë Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë (EODY), varianti “Mu”, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi se është mutacion më rezistent ndaj vaksinave, por që nevojiten më shumë kërkime për këtë çështje, u has në 6 persona në vend.
Ndërsa 2 nga rastet u zbuluan nga testet në hyrje të Aeroportit “Eleftheros Venizelos” në kryeqytetin Athinë, 4 rastet e tjera u regjistruan në Argolida, Attiki dhe Ahaia.
Kurse në Japoni, varianti “Mu” i virusit u regjistrua në 2 persona.
Një nga rastet u zbulua tek një pasagjer që vinte nga Emiratet e Bashkuara Arabe në aeroportin Narita në lindje të Tokios, dhe tjetri në një pasagjer që vinte nga Anglia në aeroportin Haneda në kryeqytet.
Pasagjerët u dërguan në vendin e karantinës në aeroport.
OBSH njoftoi se edhe pse mbizotërimi global i “Mu Variant” është aktualisht 0.1 për qind, ai përbën 39 për qind të rasteve në Kolumbi dhe 13 për qind të rasteve në Ekuador. Prandaj, u theksua se përhapja po rritej vazhdimisht.
Varianti “Mu” i llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), i zbuluar për herë të parë në Kolumbi, është klasifikuar si një “variant që duhet të monitorohet nga afër” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). /trt