Kompani të mëdha dhe qeveri të ndryshme po përjetojnë sulme kibernetike në një botë që është e varur nga interneti.
Jonathan Homer nga Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare shpjegon se si ndodhin këto sulme dhe si mund të përgatiten kompanitë dhe qeveritë ndaj tyre.
“Interneti po integrohet gjithnjë e më shumë në jetën tonë të përditshme. Qytetarët, korporatat dhe qeveritë po bëhen më të ndërlidhura dhe po përdorin internetin si shtyllë kryesore të komunikimit dhe bashkëpunimit. Kjo e zgjeron fushën e sulmeve për me qëllime keqdashëse”- tha ai për VOA.
Ndërsa Clifford Neuman nga Qendra e Universitetit të Kalifornisë Jugore për Sigurinë e Sistemit Kompjuterik thotë se: “Ndërhyrjet e paligjshme në këto sisteme janë duke u bërë gjithnjë e më të lehta pjesërisht pasi mjetet e nevojshme për realizimin e tyre mund të gjenden më me lehtësi në tregun e zi të internetit”.
Por ndjekja e kriminelëve nuk është e lehtë. Sipas Homer “Shumica e sulmeve kibernetike shfrytëzojnë dobësitë ose masat e pamjaftueshme mbrojtëse për të arritur qëllimin përfundimtar të sulmuesit. Një nga dobësitë më të mëdha të çdo rrjeti korporatash është elementi njerëzor.”
Pra, nuk bëhet fjalë se a do të ketë sulme kibernetike, por kur do të ndodhin ato./Mesazhi/