Mbrojtësi Raphael Varane ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Serie A të Italisë.
31-vjeçari i është bashkuar Comos, ekip që rikthyer në elitën e futbollit italian pas më shumë se dy dekadave.
Varane te Como është transferuar si lojtar i lirë dhe me ekipin italian ka firmosur kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Para Comos, Varane ishte pjesë e Manchester Unitedit, ndërsa karrierë ka bërë edhe për Real Madridin e Lensin.
Në nivel klubesh, Varane ka fituar 20 trofe, përfshirë këtu 3 tituj kampioni të Spanjës dhe katër herë Ligën e Kampionëve me Realin Madridin.
Ndërkohë, me Francën, Varane ishte shpallur kampion botë në vitin 2018.
Te Como, Varane do ta ketë trajner Cesc Fabregasin, ish-mesfushorin e Kombëtares së Spanjës dhe disa skuadrave të njohura evropiane.